Ministria e Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se është marrë vendim që të pezullohet vendimi për tiketat ngjitëse për veturat.
Aliu gjatë seancës parlamentare ka thënë se pas pezullimit do të shqyrtohen hollësitë lidhur me këtë vendim.
“Sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën sesi ka ardhur deri te ky vendim, duke filluar prej interpretimeve ligjore, edhe interpretimet nga auditori, deri te momenti i nënshkrimit. Mund t’i sigurojë është që qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, tha Aliu.
Po ashtu, lajmin për pezullim e ka dhënë zëvendësministri Hysen Durmishi.
“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, ka njoftuar Durmishi.
Ministria e Infrastrukturës dhe kompania “Auto Control Kosova” kishin nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.
Ndryshe ditë më parë, Partia Socialdemokrate dorëzoi kallëzim penal kundër zëvendësministrit Durmishi për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjes që ata thonin se është e dëmshme.