‘Tesla Bot’ po vjen. Miliarderi Elon Musk ka premtuar se roboti do të prezantohet vitin e ardhshëm.
Me ngjyrë bardh e zi, me 5 gishta në duar, ai do të ketë shumë karakteristika njeriu, por nuk do të jetë miqësor.
Sipas Elon Musk, roboti do të ketë një ndikim të madh në ekonomitë amerikane dhe globale, pasi mund të mbyllë problemin e mungesës së fuqisë punëtore , si dhe do të zvogëlojë kostot e pagave. Ai shtoi se e konsideron të rëndësishme që ky robot të mos jetë “shumë i shtrenjtë, por nuk tregoi më shumë detaje rreth çmimit të tij.
Tesla është kompania më e rëndësishme e robotikës në botë, sipas tij, pasi makinat e saj tashmë janë robotë me rrota, që mund të lëvizin në rrugë edhe pa shofer, por me një autopilot.
“Prandaj, ka kuptim të kesh një robot Tesla në formë njerëzore”, shtoi ai.
Lajmin e konfirmoi në një eveniment që kishte kompania e tij, ku flitej për përparimin në fushën e inteligjencës artificiale (TN). Ndër të tjera, qëllimi i prezantimit, i cili kryesisht kishte të bënte me zhvillimin e teknologjive për krijimin e makinave plotësisht autonome, ishte që Tesla të tërhiqte inxhinierë të rinj.