KEK fillon procedura disiplinore ndaj disa zyrtarëve që dyshohet se keqpërdoren detyrën zyrtare

Foto: Termocentrali "Kosova B"- KEK

Me datë: 24. 08.2021, Komisioni i Auditimit (KA) të KEK-sh.a, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të punës ku sipas agjendës u shqyrtuan dhe miratuan disa akte nënligjore të obliguara sipas legjislacionit në fuqi, e që ishte konstatuar se të njëjtat kishin munguar deri më tani.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për raportin dhe të gjeturat e Auditimit të brendshëm për periudhën tre mujore Qershor-Gusht. Komisioni i auditimit u njoftua me raportin e Zyrës së Auditimit të KEK-sh.a.i cili përfshin të gjeturat si në vijim: Gjatë kësaj periudhe 3 mujore janë kryer 4 Auditime të rregullta të parapara me plan si dhe 3 auditime me kërkesë të KA si dhe janë dhënë 37 rekomandime për përmirësim procesi.

Gjithashtu për shkak të të gjeturave nga auditori i brendshëm janë dhënë edhe 8 rekomandime për inicimin e procedurave disiplinore për zyrtarë të caktuar për të cilët ka pasur të gjetura dhe dyshime të bazuara se nuk kanë vepruar sipas rregulloreve dhe procedurave në fuqi.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë drejtim, komisioni i Auditimit u njoftua se për disa raste janë njoftuar edhe organet e jashtme si Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës për raste te veçanta sikurse shitja e thëngjillit e konstatuar në kundërshtim me procedura të prokurimit dhe e përcjellë me dyshime për keqpërdorim për çka edhe kanë filluar procedura disiplinore ndaj zyrtareve përgjegjës.

Komisioni i Auditimit pret nga Prokuroria veprimin dhe reagimin e tyre të shpejt dhe konform ligjit me qëllim të vendosjes para përgjegjësisë personave që dyshohen se kanë shpërdorur pozitën, e krejt kjo me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mëtutjeshme në KEK-sha.

Ndërsa menaxhmentin e inkurajon për implementimin rekomandimeve të auditimit të brendshëm për përmirësim procesi. Prishtinë datë 25 Gusht 2021