Kërkohet rritje e pagave në Zvicër

Valuta e Zvicrës- Franga

Sindikatat po bëjnë thirrje për rritje të pagave për punëtorët – veçanërisht ata që treguan fleksibilitet gjatë pandemisë.

Ata thonë se paratë shtesë do të sigurojnë rritje të vazhdueshme ekonomike duke mbështetur konsumin.

Reklama e sponzorizuar

Sindikatat thonë se atyre që punojnë në kujdesin shëndetësor duhet t’u jepen ngritje prej rreth 3-4%. Sektorët e tjerë duhet të ofrohen rreth 1.75%, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa ekonomia rihapet, analistët presin që PBB -ja të rritet me 3.6% këtë vit.