LinkedIn është sigurisht një pikë referimi për ata që kërkojnë punë, një mënyrë e mirë për të prezantuar veten më së miri dhe ndoshta një nga hapat e parë që duhet të bëni.
Përveç tij, ka edhe shumë faqe dhe platforma të tjera, që ofrojnë punë dhe lidhin ofertën me kërkesën.
7 platformat e mëposhtme janë të gjitha të vlefshme dhe të testuara.
Bark
Është projektuar për të lidhur profesionistët vendas me përdoruesit e atij komuniteti që kërkojnë një punë të caktuar.
JobCase
Është një realitet që lidh kompanitë me gjithë ata që kërkojnë punë, me 80 milionë përdorues.
Lavoricreativi
Komuniteti italian i profesionistëve të komunikimit, me shumë njoftime pune dhe më shumë se 140 mijë përdorues të regjistruar.
AngelList
Faqja më e njohur për njoftime pune nga startup-et.
Glassdoor
Faqja, përveç njoftimeve të punës, është e famshme për recensionet: u jep mundësinë atyre që kërkojnë punë të njihen me kompanitë, falë vlerësimeve të lëna nga ata që kanë punuar më parë.
Spiceworks
Pikë referimi për profesionistët e IT (me mijëra forume për zgjidhjen e problemeve).
MuckRack
Platformë e vlerësuar (dedikuar veçanërisht profesionistëve të komunikimit) për ndërtimin e portofolave me punët tuaja krijuese. /monitor.al/
/Vanity Fair Italia