Lojrat më të shitura më 2020 në Evropë

Mbi 23 miliardë dollar janë shpenzuar  më 2020 për blerjen e videolojërave  në Evropë. Cila videolojë është shitur më së shumti?

Më 2019 shitja e videolojërave është rritur rreth 3 për qind krahasuar me vitin 2018, ndërkohë që me 2020 kjo përqindje është dukshëm më e madhe krahasuar me vitin paraprak. Në fakt, deri më tash rritja më e madhe e shitjes së videolojërave është shënuar pikërisht më 2020, pasi që kjo rritje ishte për 22 për qind më e madhe krahasuar me vitin 2019.

ISFE (Interactive Softëare Federation of Europe dhe  EGDF (European Games Developer Federation) i kanë lansuar këto të dhëna në bashkëpunim me shtëpitë më të mëdha të videolojërave.

Reklama e sponzorizuar

40 për qind të lojërave janë blerë online, 40 për qind nëpërmjet aplikimit dhe 20 për qind janë blerë nëpër shitore.

Eksporti i videolojërave ka arritur në një milliard dollar.

Lojrat më të shitura më 2020 kanë qenë:

  1. FIFA 21 (Electronic Arts)
  2. Grand Theft Auto 5 (Rockstar)
  3. FIFA 20 (Electronic Arts)
  4. Call of Duty: Black Ops Cold Ëar (Activision Blizzard)
  5. Animal Crossing Neë Horizons (Nintendo)
  6. Tom Clancy’s Rainboë Six Siege (Ubisoft)
  7. Call of Duty: Modern Ëarfare (Activision Blizzard)
  8. Assassin’s Creed Valhalla (Ubisoft)
  9. Red Dead Redemption 2 (Rockstar Games)