Pas një rënie të vazhdueshme të kriptovalutave, siç duket vlera e tyre po sheh përsëri rritje.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht një Bitcoin po tregtohet me rreth 45,200 dollarë, ndërsa Ethereum arrin në 3,050 dollarë.
Ditë parë, Bitcoin ishte tregtuar me 47 mijë dollarë duke shënuar rënie prej gati 2 mijë dollarë.
Edhe pse këto dy kriptovaluta kanë shënuar rënie brenda 24-orëve, sërish ato po rriten krahasuar me një periudhë afatgjate.
Për sa i përket vlerës së kapitalit të tregut, sërish vlera ka arritur në 2 trilionë dollarë.
Nga pretendimet e fundit, shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shumë mundësi që kompania që ai drejton do të nisë ta pranojë Bitcoinin për blerjet e makinave.
Në muajin maj, Tesla pezulloi blerjet e këtyre makinave me kriptovalutën, prej shqetësimeve të përdorimit të lëndëve djegëse fosile në gjenerimin e Bitcoinit.