ATK: Mbi 1 mijë e 200 biznese janë fiskalizuar vetëm nga janari deri në mars

Administrata Tatimore e Kosovës

Vetëm nga janari i këtij viti deri në muajin mars, në Kosovë janë fiskalizuar gjithsej 1 mijë e 250 biznese.

Nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë thënë për Buletinin Ekonomik se procesi i fiskalizimit të bizneseve është vazhdimisht në rritje, nëse e krahasojmë periudhën Janar-Mars 2022 me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Reklama e sponzorizuar

ATK thotë se ka të angazhuar zyrtarë tatimor, të cilët në baza ditore kryejnë vizita në teren ku krahas detyrave tjera kryejnë edhe verifikimet lidhur me fiskalizimin e bizneseve.

Zyrtarët në fjalë gjithashtu kanë për detyrë edhe të verifikojnë përdorimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale (PEF) nga Tatimpaguesit (lëshimin e kuponëve fiskal) dhe funksionalitetin e përgjithshëm të PEF.

“Hapja e bizneseve të reja bëhet në baza ditore, kështu që edhe procesi i fiskalizimit të bizneseve është i vazhdueshëm”, tregojnë nga ATK-ja. /Buletini Ekonomik/