Zakonisht suksesin e punonjësve të burimeve njerëzore e lidhin me atë që ata i duan njerëzit dhe ju pëlqen të komunikojnë, por nuk është mjafton vetëm kjo. Sidomos menaxherët e kësaj fushe për ta bërë punën me sukses ju duhen shumë aftësi të tjera përveç kësaj. Akademi Pune ju sjellë 10 aftësitë e një menaxheri të burimeve njerëzore të suksesshëm. Edhe pse pëlqimi për të komunikuar me njerëz nuk është përfshirë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet t’i kushtoni më rëndësi.
1. Llogaritë
Ndoshta në fillimet tuaja i keni zgjedhur burimet njerëzore, si një fushë për t’i ikur matematikës, por nuk ja keni dalë mbanë. Ndonëse nuk ka nevojë që të merreni aq shumë me matematikë aq sa në kontabilitet, shumë punë kërkojnë njohje të mirë të matematikës dhe statistikave.
Vërejtje: Kjo aftësi do t’ju duhet për të krijuar raporte afirmative të veprimit, për të krijuar raporte qarkullimi, për të përcaktuar pagat, e poashtu për të folur me njerëzit e biznesit që janë të përqëndruar në numra. Matjet për ta konfrimuar qëndrueshmërinë e praktikave dhe programeve të burimeve njerëzore janë më jetike se kurrë.
2. Ndarja në kategori
Ndarja është një aftësi që ju lejon të vendosni punën tuaj në një anë, ndërsa pjesën tjetër të jetës në një anë tjetër. Ndarja e jetës private dhe asaj të punës nuk mund të bëhet me thikë, por duhet të ketë një ndarje, nëse doni të keni sukses në burime njerëzore. Kjo, për shkak se problemet në këtë fushë nuk do të mbarojnë asnjëherë. Kurrë nuk do të vijë dita kur do të thoni që gjithçka e keni përfunduar dhe të gjithë punonjësit tashmë janë të lumtur. Gjithmonë do të ketë probleme, prandaj ju duhet ta keni këtë aftësi të ndarjes, sepse për ndryshe gjithë jeta juaj do të marrë tatëpjetën.
3. Dhembshuria
Një aftësi tjetër e rëndësishme është dhembshuria, madje kjo e plotëson edhe pjesën e pëlqimit të njerëzve. Mund edhe të mos i pëlqeni njerëzit, por duhet të tregoni dhembshuri ndaj tyre. Punonjësit presin që ju t’i dëgjoni ata dhe problemet që i kanë. Edhe pse një punonjës i MB nuk është terapist, nganjëherë duhet të veprojë si i tillë.
Ka edhe një arsye tjetër pse duhet të silleni me dhemshuri. Kompania amerikane Walgreens, përfundoi duke i paguar 180 mijë dollarë për të zgjidhur një proces gjyqsor, pasi e kishte pushuar nga puna një punonjëse që kishte ngrënë një qese me patate, pa paguar më parë. Arsyeja pse punonjësi e fitoi çështjen ishte sepse punonjësja kishte hipoglikemi dhe sheqeri i saj po binte.
Pra, në një rast të tillë nëse kompania do të kishte dhembshuri, do ta kishin kuptuar që punonjësi nuk po vidhte, por i duhej ushqim për të vazhduar.
4. Njohuri ligjore
Ani pse menaxherët e burimeve njerëzore nuk janë avokatë, të kuptuarit e ligjit bazë të punësimit do të ishte thelbësor për suksesin. Ashtu si edhe me rastin e dhembshurisë, ata shpesh mund të përballen edhe me vendime që kanë pasoja ligjore. Një menaxher i mirë i burimeve njerëzore e di se kur duhet ta kërkojë avokatin e ligjit të punës dhe të mos zhytet vetë, për ndonjë gabim të mundshëm.
5.Shumë funksional
Në kompanitë e mëdha, çdo punonjës i burimeve njerëzore ka një funksion specifik, por në shumicën e kompanive një punonjës do të duhet t’i bëjë shumë gjëra njëherësh. Duhet të jeni të gatshëm të merreni me shumë gjëra në të njëjtën kohë, përndryshe mund të pësoni kriza.
Për shembull, mund të jeni duke e përgatitur raportin e veprimit, në atë moment do të njoftoheni se njëri nga punonjësit sapo mori lajmin që një anëtar i familjes është godit nga makina. Juve do t’ju duhet të merreni me punonjësin, ndërsa t’i ktheheni raportin pas 30 minutash.
6.Kuptimi i Sigurimeve Shëndetësore (dhe përfitimet e tjera)
Pothuajse pjesa më e rëndësishme e paketës së kompensimit është sigurimi shëndetësor. BNJ është imazhi i këtij programi. Mund t’ju duket e parëndësishme të merret me këtë punonjësi i burimeve njërëzore, për shkak se me këtë merret kompania e sigurimeve, por menaxheri do të ishte mirë ta kuptojë se si planet e ndryshme mund të funksionojnë për t’ju ndihmuar punonjësve.
Ndërsa, nëse synoni të jeni menaxher i nivelit të lartë të burimeve njerëzore, atëherë do t’ju duhet të dini më shumë se sa në mënyrë sipërfaqsore. Në këtë nivel do të luani një rol kryesor në zgjedhjen e planeve përfituese të kompanisë.
7.Si të rekrutoni dhe punësoni punonjës
Rekrutimi dhe punësimi është shumë më shumë se sa ta gjesh vendin e dikujt. Kjo është gjithashtu një punë e marrëdhënieve me publikun, sepse çdo kanidat do të largohet nga procesi i aplikimit më përshtypje për kompaninë. Nëse rektrutuesi nuk është i përgjegjshem sigurisht që kandidati do të largohet nga kompani me ndjenjën më të keqe. Rekrutuesi jo efektiv mund t’i lëshojë nga dora kanidatët më të përshtatshëm për punën. Të arrish t’i “nuhasësh” kandidatët e shkëlqyeshëm dhe t’i bësh pjesë të kompanisë është aftësi kyçe për burimet njerëzore.
8.Menaxhimi i njerëzve
Si menaxher i burimeve njerëzore, mund të mos keni raporte të drejtpërdrejta, por duhet të kuptoni se si t’i menaxhoni njerëzit. Juve do t’ju duhet të jeni person besueshëm i menaxherëve, që t’ju ndihmoni atyre për t’i menaxhuar njerëzit e tyre.
9. Maturi/Mençuri
Drejtuesit e burimeve njerëzore nuk detyrohen që ta mbajnë informacionin konfidencial. Mëgjithëse nuk ushtrojnë profesione ku të tjerët do të rrëfehen tek ata, në një mënyrë apo në një tjetër me një informacion të tillë do të përballen gjatë gjithë ditës, prandaj një menaxher i mirë duhet ta dijë se kur të mbaj për vete e kur të ndajë informacion konfidencial.
Shembull: Nëse një punonjës vjen tek ju me një problem shëndetësor, që po ndikon në punën e tij/saj, a do t’i tregoni menaxherit të punonjësit? Nëse e dini që një punonjës po pushohet nga puna javën e ardhshme, ndërkohë që ai përmend se janë duke shikuar për një shtëpi të re, si do të veproni? Këto janë problem të zakonshme që shfaqen në BNJ dhe duhet të dini si t’i trajtoni ato.
10. Si t’i pushoni punonjësit
Largimi nga puna i punonjësve është pjesa më e vështirë. Punonjës do të vazhdojë jetën edhe pas largimit nga kompania dhe menaxheri i mirë i BNJ e mendon edhe këtë pjesë. Ai duhet të jetë i ndërshëm, i dhembshur, por gjithashtu të mendojë edhe për ndërlikimet e mundshme ligjore. Në fund duhet ta dijë se çfarë dhe si të thotë gjithçka kur e fton një punonjës për ta kumtuar lajmin e shkëputjes së marrëdhënies. /Akademi Pune