Çmimet e kriptomonedhave ranë sërish pasi shqetësimet mbi rrezikun e përhapjes në ekonominë globale nga problemet e grupit kinez të pronës Evergrande u përhapën në tregje më të gjera.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, ra me më shumë se 8 përqind në 42,453 dollarë (36,193 €), niveli i saj më i ulët që nga 7 gushti para se të zvogëlojë disa humbje për tu tregtuar me 7 përqind. Ai arriti të mbaj çmimin për një periudhë gati katër mujore në mbi 52,000 dollarë (44.313 €) më 6 shtator.
Rivali më i vogël Ether, monedha e lidhur me rrjetin blockchain Ethereum, ra më shumë se 10 përqind nën $ 3,000 (2,556 €) për herë të parë që nga fillimi i gushtit.
Pse kriptot po zhyten?
Grupi kinez i pronave Evergrande po përballet me një borxh prej 300 miliardë dollarësh (255.7 miliardë euro) dhe kolaps të mundshëm. Të hënën aksionet e kompanisë të listuara në Hong Kong ranë rreth 20 përqind. Ekziston shqetësimi se një kolaps mund të prishë shumë tregje, përfshirë kriptot.
Humbja e vlerës së kriptovalutave vjen në një kohë kur interesi institucional në hapësirë është rritur dhe disa banka investimesh kanë rritur parashikimet e tyre për kriptovalutat në muajt e ardhshëm.
“Fati i tyre duket pak i lidhur me aksionet në këtë moment, dhe çmimi është tepër i ngjashëm gjithashtu,” tha John Marley, CEO i forexxtra, një konsulencë FX me qendër në Londër.
Sipas raporteve, kriptovalutat po përballen gjithashtu me një goditje nga ligjvënësit dhe vëzhguesit amerikanë.
Javën e kaluar, Wall Street Journal raportoi se administrata e Biden “po përgatit një sërë veprimesh, përfshirë sanksionet, për ta bërë më të vështirë për hakerët të përdorin monedhën dixhitale për të përfituar nga sulmet ransomware”./Scan Tv/