Britania e Madhe me probleme: Kërkohen me çdo kusht mënyra për furnizimin me karburante

Londër, shtator- Këtyre ditëve para pompave të benzinës në Britani të Madhe janë krijuar kolona të gjata të automobilave për shkak të mungesës së karburantëve.

Ministri i komunikacionit, Grant Shaps, ka përsëritur për të satën herë se nuk është në pyetje mungesa e karburantëve, por mungesa e shoferëve të autocisternave për furnizimin e pompave të benzinës me karburante.

Kompanitë e naftës kanë tërhequr vërejtjen se nuk kanë shofer të mjaftueshëm të cisternave, për këtë shkak një grup pronarësh të pompave të benzinës kanë nisur të krijojnë rezerva ndërsa të tjerët ti mbyllin objektet e tyre.

Reklama e sponzorizuar

“Naftë ka sa të duash, nuk ka mungesa në vendin tonë” ka thënë Shaps në një intervistë në SKYNEWS.

Qeveria britanike para disa ditësh bëri publike planin për dhënjen e vizave të përkohshme për 5 mijë shoferë të jashtëm të kamionëve, mirëpo lideret afarist me ndikim kanë thënë se kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme, më të cilën nuk mund të tejkalohet mungesa akute e fuqisë punëtore.

Kryeministri i Britanisë së madhe, Boris Jonson, siç transmeton the gradiuan ka thënë që është e mundshme që të angazhohën me qindra ushtatrë për të furnizuar pompat e benzinës me karburantë në gjithë Britaninë.

Kryeministri sot do të mbledhë ministrat për të biseduar për “Operacionin Eskalin” pas së cilit “British Petrolleum” ka pranuar se në ¾ e pompae të tyre të benzinës ka mungesë të dy llojeve të karburantëve, ndërsa shoqata e tregtarëve të vegjel të karburantëve (PRA), e cila përfaqëson rreth 5 mijë e 500 pompa, ka theksuar se 50-90 për qind të anëtarëve të vetë kanë njoftuar se nuk kanë më karburante./Buletini Ekonomik/