Shënohet Dita Botërore e Turizmit: Zvicra, “parajasë” për turistë

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit. 27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror që ndodhi më 27 shtator 1970.

Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.

Zvicra është shtet i pasur, me vende shumë të bukura për nga natyra dhe shtrirja e saj. Për t’u zhytur në turizmin zviceran, nuk është e nevojshme të udhëtosh shumë larg dhe një sistem i shkëlqyer transporti zviceran e bën atë të përballueshëm për të parë vendet më të mira në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Reklama e sponzorizuar

Fshatrat e Zvicrës, liqenet dhe malet janë të bukura në çdo kohë të vitit. Pavarësisht se thjesht po vizitoni ose po zhvendoseni, në Zvicër ka shumë atraksione kryesore. Vizitoni vendet më të mira në Zvicër për të provuar më të mirat e turizmit të këtij shteti.

Zyrtarisht, shteti zviceran është ndër vendet më të vizituara në bota, për nga pamja që i ka falur natyra.