Frangu zviceran rritet në raport me euron

Një euro aktualisht kushton 1.08 franga.

Forca e frangut zviceran është e diskutueshme brenda botës së biznesit dhe korporatave. Për Bankën Kombëtare Zvicerane (SNB), frangu zviceranenuk është më e mbivlerësuar “masivisht”, por është ende “shumë” i vlerësuar, sipas vlerësimit aktual, transmeton albinfo.ch.

Kjo është arsyeja pse SNB ka dobësuar qëllimisht frangun në vitet e fundit dhe ishte e kujdesshme që të mos e vlerësonte shumë brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Reklama e sponzorizuar

Kjo sepse një frang i fortë dëmton ekonominë e Zvicrës, e cila mbështetet shumë në eksportet – veçanërisht farmaceutikë, makineri, instrumente dhe orë. Mbi 40 për qind e prodhimit të vendit u dërgohet partnerëve kryesorë tregtarë në Bashkimin Evropian.

Por kur frangu rritet, i bën produktet zvicerane më pak konkurruese – domethënë shumë të shtrenjta – në tregjet e eurozonës. /Albinfo.ch/