Gjermanët nuk falin, akuzojnë BMW-në

Aktivistët e ‘Greenpeace’ dhe organizata joqeveritare ekologjike ‘Deutsche Umwelthilfe’ (DUH), kanë paralajmëruar procedurë gjyqësore kundër BMW- së.

Pokështu është paralajmëruar akuza edhe kundër Dailer Mercedes Benz, Volkswagen-it dhe kompanisë energjetike ‘Wintershall Dea’, për shkak të ndikimit të tyre në ndryshimet klimatike.

Aktivistët e Greenpeace dhe të DUH do t’i përfaqësojnë avokatët Prof. Dr. Remo Klinger dhe Dr. Roda Verheyen, të cilët në muajin maj të këtij viti kanë përfaqësuar akuzuesit në procesin revolucionar gjyqësor, i cili është përmbyllur me vendimin, që e obligon Gjermaninë që deri në fund të vitit të ardhshëm të definojë se si deri në vitin 2050 emisioni i dioksid karbonit do të zbresë praktikisht në zero, thuhet në komunikatën e DUH-it.

Reklama e sponzorizuar

Nga Daimler rreth paralajmërimit të akuzës kanë thënë se i janë të përkushtuar qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit për Klimën dhe se janë në rrugë tashmë për neutralitetin klimatik, ndërsa më vonë gjatë ditës do të japin një komunikatë më të gjerë.

Volkswagen, BMW dhe Wintershall Dea nuk kanë qenë të qasshëm për të komentuar rreth akuzës, ka njoftuar Reuters. /Buletini Ekonomik/