Gjiganti gjerman i kompenzon punëtorët që dëshirojnë ta lënë punën deri në 400 mijë euro

Fabrika e kompanisë Mercedes Benz

Gjiganti automobilistik Daimler AG është ballafaquar me ndryshime të mëdha gjatë restrukturimit. Në njërën anë kompania gjatë këtij viti do të ndahet në dy kompani të reja të pavarura, përkatësisht në kompaninë Mercedes-Benz për prodhimin e automobilëve dhe automjeteve kombi dhe në Daimler Truck për prodhimin e kamionëve dhe autobusëve.

Prodhuesi gjerman i automjeteve, në anën tjetër do që të mbetet neutral sa i përket ndryshimeve klimatike deri më 2039, dhe është i obliguar që prodhimin në tërësi ta shëndërrojë në makina elektrike. Por, në mënyrë që të përballojë investimet e mëdha, Daimlerin e pret një periudhë e kursimit të ashpër dhe ky kursim në radhë të parë do të godasë punëtorët e shumtë të kompanisë.

Vetëm në gjashtë fabrikat në Gjermani, ekziston rreziku i mbetjes pa punë të 20 mijë punëtorëve. Drejtori ekzekutiv i Daimlerit, Ola Kalenius, vitin e kaluar ka paralajmëruar programin e kompenzimit, i cili sipas pohimeve të firmës, është vullnetar.

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtij programi, inxhinieri i moshës 40 vjeçare, i cili në firmë ka nisur punën menjëherë pas mbarimit të studimeve mund të shpresojë kompenzim deri në 400 mijë euro. Ofertën për të ikur nga puna tashmë e kanë pranuar rreth 3.500 punëtorë, shkruan Biznis insajder.

Zëdhënësi i kompanisë ka theksuar se në këtë numër nuk hyjnë punëtorët që e kanë lëshuar Daimlerin duke u pensionuar, pasi numri i punëtorëve të larguar do të ishtë shumë më i madh.

Mirëpo, sipas medieve gjermane, nuk janë të entuziasmuar të gjithë punëtorët me kompenzimin e paralajmëruar.

“Nuk duam kompenzim”, ka thënë një punëtor në Untertirkhajm, i cili më me dëshirë do t’i angazhonte paratë në zhvillim të mëtejshëm. /Përktheu: Buletini Ekonomik/