Ministria e Bujqësisë hap për diskutim publik Projektligjin për Pyjet

Ministria e  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar qytetarët se ka hapur për diskutim publik Projektligjin për Pyjet.

Nga ministria thonë se qëllimi i këtij ligji është krijimi i bazës ligjore për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe tokave pyjore si resurse me interes të përgjithshëm.

“Në këtë vegëz https://bit.ly/3D2LfDl mund të ofroni kontributin tuaj”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Ky Ligj pritet të rregullojë planifikimin, mbrojtjen, silvikulturën, shfrytëzimin e produkteve drunore dhe jo drunore, pronësinë, shpronësimin, përgjegjësinë organizative dhe detyrat e institucioneve pyjore, financimin publik, hulumtimet ne pylltari, mbikëqyrjen, inspektimin si dhe sanksionet. /Buletini Ekonomik/