Nga pandemia ndërmarrjet malazeze mbi 300 milionë euro humbje

Fotografi ilustruese

Podgoricë, shtator – Ndërmarrjet e Malit të Zi vitin e kaluar e kanë përmbyllur  me 339,36 milionë euro humbje për shkak të pasojave të pandemisë.

Një vit më herët, përkatësisht më 2019, këto ndërmarrje kishin 321,6 milionë euro fitim, tregojnë të dhënat e Bakës Qendrore të Malit të Zi. Këto të dhëna janë siguruar nga përpunimi i raporteve financiare vjetore, të cilat sektori i ekonomisë ia ka ofruar administratës së të hyrave dhe të doganave të këtij vendi deri më 23 qershor.

Të hyrat e përgjithshme, siç raporton e përditëshmja Vijesti, janë realizuar në shumën 8,5 milijardë euro, ose 15,7 për qind  më pak se  në vitin 2019, kur të hyrat kishin arritur në 10,1 milijardë euro, derisa të dalat kanë qenë 8,8 milijardë euro, gjegjsisht 10,1 për qind më pak se sa në vitin 2019 (9,8 milijardë euro).

Reklama e sponzorizuar

Analiza e Bankës Qendrore të Malit të Zi tregon se më së miri ka afarua sektori i tregtisë ,i cili ka shënuar një fitim prej  83,35 milionë euro, ndërsa humbjet më të mëdha I ka shënuar sektori I paluajtshmërive, cili  e ka përmbyllur vitin 2020 me minus 281,88 milionë euro./Buletini Ekonomik/