Numri i punëtorëve me kontratë afatshkurtër në Gjermani ka rënë nën 1 milion për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Instituti i Kërkimeve Ekonomike (Ifo) thotë se numri i tyre, i cili ishte 1.06 milion në muajin korrik, u ul në 688 mijë në muajin gusht, që është hera e parë që bie nën 1 milion që nga fillimi i pandemisë.
Pjesa e të gjithë punëtorëve që u nënshtrohen primeve afatshkurtra të sigurimeve shoqërore në korrik ishte 3.2 për qind, ndërsa në gusht u ul në 2 për qind.
“Në gusht pati një rënie të punës me afat të shkurtër pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, numri i njerëzve që punojnë ne afat të shkurtër ra nën një milion”, thuhet në anketën e Ifo.
Duke deklaruar se shkalla e punës afatshkurtër në sektorin e akomodimit u ul nga 17.1 për qind në korrik në 10.1 për qind në gusht, raporti thekson se 107 mijë njerëz vazhdojnë të punojnë në afat të shkurtër në këtë sektor.
Në maj të vitit 2020, kur u përjetua vala e parë e COVID-19 në Gjermani, 5.7 milionë njerëz u detyruan të punojnë me afat të shkurtër.