Haxhiu u kërkon deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë pro Projektligjit për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.

Haxhiu ka thënë se të gjithë deputetët, pa dallim partie, duhet të votojnë për këtë projektligj, meqenëse kërkesa buron nga qytetarët.

Reklama e sponzorizuar

“Kërkesa buron nga qytetarët dhe ne si deputetë duhet ta mbështesim këtë projektligj pa dallim partie. Duhet të votojmë për kërkesat e qytetarëve. Qytetarët që nga fillimi i vitit 2020 janë duke u përballë me kriza të njëpasnjëshme. Njëherë pandemia, pastaj kriza energjetike dhe tash kriza ekonomike”, ka thënë Haxhiu.