Paratë e tabelave në Kosovë do t’iu kthehen si donacion Luginës

Targat e përkohshme për shtetasit e Serbisë kushtojnë 5 euro me vlefshmëri prej 60 ditësh.

Derisa ka nisur zbatimi i masës së reciprocitetit me Serbinë për targat, zyrtarë institucionalë kanë bërë të ditur se paratë e grumbulluara nga qytetarët e Luginës do të kthehen si donacion për të.

“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, tha bërë të ditur përmes Facebook, Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, transmeton Albinfo.ch

Reklama e sponzorizuar