Konusmatorët kosovarë qe një periudhë e gjatë kohore janë duke u manipuluar nga biznese të ndryshme online që operojnë në facebook dhe instagram.
Si pasojë e këtyre bizneseve, konsumatorët kosovarë po përballen me shkelje të shumta të të drejtave të tyre, me ç’rast cilësia e produkteve po është në nivele jo të kënaqshme si dhe çmimet shumë të larta.
Përveç kësaj, këto biznese online nuk operojnë as me kupona fiskal, dhe nuk iu përgjigjen as ankesave të blerësve, prandaj edhe mbrojtja institucionale e konsumatorëvë është e pamundshme në këto raste.
Mirëpo, si duhet të rregullohet kjo?
“Mbrojtësit e Konsumatorëve” rekomandojnë qytetarët që sapo të tentojnë të blejnë produkte nga këto biznese online, së pari të pyesin bizneset se a lëshojnë kuponë fiskal, pasi vetëm në këtë mënyrë konsumatori mund të gëzojë mbështejte dhe mbrojtje institucionale, nëse të drejtat e tyre si konsumator po shkelen.
“Konsumatorit i garantohet mbrojtje ligjore vetëm përmes kuponit fiskal. Prandaj, para se të bleni nga bizneset online, pyesni se a lëshojnë kupon fiskal? Nëse jo, është shumë e vështirë që të merrni mbrojtje institucionale nëse të drejtat e juaja si konsumator shkelen. Pra, mos bleni nga to”, thuhet në njoftimin e Mbrojtësve të Konsumatorëve. /Buletini Ekonomik/