Rroga mesatare në Zagreb gjatë muajit qershor ka qenë 1 mijë e 106 euro që nominalisht i bie të jetë 6.6 për qind më shumë në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.
Ndërkohë, rroga mesatare në nivel të Kroacisë gjatë qershorit ka qenë 955 euro. Këto të dhëna i ka bërë publike Drejtoria për statistika e kabinetit të kryeqytetit kroat për planifikim strategjik dhe zhvillim.
Sipas këtyre të dhënave, rroga më e lartë mesatare neto te personat juridik në Zagreb në muajin qershor është shënuar te veprimtaritë e shfrytëzimit të naftës dhe gazit natyror, dhe ajo ka arritur në 2 mijë e 978 euro, transmetojnë mediat kroate.
Ndërsa, rroga më e vogel është paguar te prodhimet e lekurës dhe të tjera të ngjashme dhe ajo ka arritur 599 euro.
Rroga mesatare bruto te personat juridik në Zagreb gjatë qershorit të këtij viti ishte 1 mijë e 536 euro, që është një rritje për 4.5 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2020./Buletini Ekonomik/









