Qeveria emëron bordin e ri të Infrakosit

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e ka emëruar bordin e ri të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A.

Edona Nahi është emëruar kryesuese e bordit, ndërsa anëtarë do të jenë Genc Hondozi, Besarta Zuka dhe Fitim Rraci, raporton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Kryeministri Albin Kurti tha se ata “duhet t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike”.

Mandati i tyre është 3 vjet.