Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një njoftimi në facebook ka sqaruar se nga shtatori i vitit të kaluar e deri më tani janë 24 mijë punëtorë më shumë në Kosovë, por pjesa më e madhe tyre vijnë nga procesi i formalizimit.
Ministri i Financave Hekuran Murati kishte deklaruar më herët se “punësimi ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak”. Ai nuk e kishte sqaruar se a bëhet fjalë për vende të reja të punës.
Sipas ATK-së pjesa më e madhe e tyre janë punëtorë që kanë qenë duke punuar por që nuk kanë qenë pjesë e sistemit.
“Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar rezulton se kemi mbi 24 mijë punëtorë më shumë (një pjesë e konsiderueshme është rezultat i të punësuarëve të formalizuar)”, tthuhet në sqarimin e ATK-së.
Ndryshe nga janari i këtij viti deri më tani janë formalizuar 2,756 punëtorë, nga 364 mijë sa janë në total. /Buletini Ekonomik/