Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ankandi i pesëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021 do të mbahet më 21 tetor.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milion euro.
Sipas tyre investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës” përfundon komunikata./Buletini Ekonomik/