ATK kërkon nga kompanitë ndërtimore të mbajnë kontabilist

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar disa biznese që zhvillojnë aktivitetin e ndërtimtarisë e ndërkohë nuk janë duke mbajtur dokumentacionin sipas Ligjit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, ATK tregon se tatimpaguesit e angazhuar në aktivitete të kontratave afatgjate të ndërtimit, duhet të mbajnë kontabilitet të veçantë për secilin projekt.

Sipas tyre, nëse ka kontrata të shumta në projekt, duhet të mbahet kontabilitet i ndarë për secilën kontratë brenda projektit.

Reklama e sponzorizuar

Ata gjithashtu thonë se për secilën kontratë, duhet të ekzistojë një kontabilitet i ndarë për të gjitha hyrjet dhe shpenzimet (për njësi matëse, si: shitjet, pagesat paradhëniet, këmbimet, etj.)

“ATK do të vazhdoj me Projektin “Përmirësimi i Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë”, dhe në identifikimin e rasteve të tilla, andaj ju inkurajojmë që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor” thuhet në njoftimin e ATK-së./Buletini Ekonomik/