Ministria e Financave: Ekzekutohen pagesat për shtesat e fëmijëve

Euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se ka pasur 16,001 pranuese ndërkohë që 831 aplikues kanë pasur të dhëna të pasakta.

“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese. 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar