Çmimet e gazit në Evropë kanë vazhduar ngritjen e egër dhe sot sërish kanë thyer rekordin historik, duke arritur nivelin prej 1. 200 dollarësh për 1. 000 metra kub gaz natyror.
Një nga shkaqet e një ngritje kaq agresive të çmimit të gazit qëndron mbase në faktin se rrjedha e gazit nëpërmjet gazpërçuesit Jamal- Evropë ka rënë në mëngjesin e sotshëm për afërsisht tre herë, ndërkohë pas kësaj rënie është rritur në 0, 5 milionë metra kub gaz në orë.
Rrjedha e gazit në këtë gazpërçues, sipas agjencisë ruse Tas, të enjten ka qenë 2. 2 milionë metra kub në orë.
Në fillim të kësaj jave në Evropë çmimi i gazit për herë të parë në histori ka tejkaluar 1. 000 dollarë për 1. 000 metra kub gaz. Pastaj ky çmim është ngritur thuaja për çdo ditë gjatë kësaj jave. /Buletini Ekonomik/