Shtyhen bisedimet tregtare BE-Australi për shkak të paktit Aukus

DARWIN, AUSTRALIA - SEPTEMBER 05: In this handout image provided by the Australian Defence Force, Royal Australian Navy submarine HMAS Rankin is seen during AUSINDEX 21, a biennial maritime exercise between the Royal Australian Navy and the Indian Navy on September 5, 2021 in Darwin, Australia. Australia, the United States and the United Kingdom have announced a new strategic defence partnership - known as AUKUS - to build a class of nuclear-propelled submarines and work together in the Indo-Pacific region. The new submarines will replace the Royal Australian Navy's existing Collins submarine fleet. (Photo by POIS Yuri Ramsey/Australian Defence Force via Getty Images)

Bisedimet tregtare midis Australisë dhe Bashkimit Evropian u shtynë, për shkak të një grindjeje me Francën mbi të ashtuquajturin pakt të sigurisë Aukus.

Muajin e kaluar, Kanbera anuloi një marrëveshje prej 37 miliardë dollarësh me Parisin, për të ndërtuar një flotë nëndetësesh konvencionale.

Reklama e sponzorizuar

Në vend të saj, ajo do të ndërtojë së paku tetë nëndetëse me energji bërthamore, me teknologji të SHBA-së dhe Britanisë.

Vendimi e zemëroi Parisin, i cili e cilësoi paktin midis Australisë, SHBA-së dhe Britanisë si “goditje në shpinë”.

Në solidaritet me Francën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vuri në dyshim arritjen e një marrëveshjeje tregtare midis BE-së dhe Australisë.

Rundi i 12-të i bisedimeve BE-Australi, i paraparë të mbahet në tetor, u shty për në nëntor.

Në qershor, pas rundit të fundit të bisedimeve për një marrëveshje të tregtisë së lirë, Komisioni Evropian tha se negociatat “kanë shënuar përparim në shumicën e fushave”.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve pritet të trajtojë një numër çështjesh, përfshirë: tregtinë, investimet dhe të drejtat e pronësisë intelektuale, por rezultatet nga ky takim mbeten të paqarta.

BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i Australisë; tregtia e mallrave dhe shërbimeve midis tyre arriti në pothuajse 72 miliardë dollarë vitin e kaluar./REL/