Dy ministri nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi me një investitor të huaj

Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me një investitor të huaj.

Investitori i huaj me të cilin u nënshkrua ky memorandum është kompania Integrated Agriculture Technology me drejtor të përgjithshëm turkun Selim Erdem.

Sipas njoftimit nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ky investim parasheh vlerë shumë milionëshe dhe pritet të punësojë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Kosovës duke prioritizuar punësimin e të rinjve, grave dhe personave me nevoja të veçanta konform Programit Qeveritar 2021-2025.

Reklama e sponzorizuar

“Sot së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit, me Drejtorin e Përgjithshëm të Integrated Agriculture Technology Agency, z. Selim Erdem”, thuhet në njoftimin e ministrit. /Buletini Ekonomik/