Këshilli i Evropës për inovacione përkrah 65 ndërmarrje inovative me 363 milionë euro

Bruksel, 18 tetor- Këshilli i Evropës për inovacione ka lejuar mjete financiare për të përkrahur 65 ndërmarrje inovative. Këtyre ndërmarrjeve do të ju ndahen 363 milionë euro për inovacione revulucionare.

Secila ndërmarrje do të fitojë kombinimin e mjeteve të pakthyera dhe të kapitalit individual në shumë prej 17 milionë euro për zhvillimin dhe zgjerimin e inovacioneve të veta revulucionare në fusha siç është shëndetësia, teknologjia digjitale, energjia, bio teknologjia dhe gjithësia.

Bëhët fjalë për grupin e ndërmarrjeve të para të cilat do të financohen nga Këshilli i Evropës për inovacione si instrument i plotëfuqishëm.

Reklama e sponzorizuar

Të 65 ndërmarrjet e përzgjedhura i kanë selitë e afarizmit në 16 vende anëtare të BE-së. Më së shumti ka në Gjermani, Francë, Holandë dhe Danimarkë./Buletini Ekonomik/