Kursi i këmbimit/ Si e kanë nisur javën valutat e tjera përballë Lekut

Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera pozitive teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 104.7 lekë dhe është shitur me 105.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq edhe monedha europiane ka regjistruar rritje të kuotës përgjatë fundjavës duke u blerë sot me 121.4 lekë dhe duke u shitur me 121.9 lekë në raport e javën e kaluar.

Paundi britanik është forcuar ndjeshëm në raport me Lekun këtë të hënë pasi blihet sot me 143.2 lekë dhe shitet me 144.3 lekë krahasuar me periudhën e 11-16 tetorit.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane në raport me javën që shkoi blihet këtë fillim jave me 112.8 lekë dhe shitet me 113.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/