Ministria e Financave dhe Arsimit nënshkruajnë marrëveshjen që mësimi në shkolla t’i përshtatet tregut të punës

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do t’iumundësojë të rinjëve kosovarë që të marrin aftësi të reja në shkolla e që do t’iu duhen më pas për tregun e punës.

Sipas njoftimit të bërë nga ministri Murati, përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështeten rreth 2 mijë maturantë me kupona që do t’i mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale.

Kjo mbështetje do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

“Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale. Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit”, thuhet në postimin e Muratit në facebook.

Nga kjo mbështetje, përfituesit potencialë do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe dy ministritë bashkërisht do të mbulojnë:

– 200 euro shpenzime të ndërlidhura,

– 300 euro rimbursim për koston e kursit, si dhe

– 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit.

Nga ministria e Financave thonë se përmes kësaj mbështetjeje synojnë të nxisin të rinjtë që të orientohen drejt botës dixhitale, ku tregu i punës ka nevoja të jashtëzakonshme.

E programimi, zhvillimi i ëeb-eve dhe apps, rrjetat kompjuterike, databazat, dizajni, marketingu online, rrjetet sociale, etj., janë disa nga fushat që do të mbështeten më këtë marrëveshje.

“Kemi thënë se do ta lidhim mësimin me tregun e punës, dhe, ne si Ministri e Punës bashkë me Ministrinë e Arsimit sot bëmë hapin e parë”, shton Murati. /Buletini Ekonomik/