Në Kroaci, 2.000 veta në listën e pritjes për një banesë me çmim të metrit katror 5. 000 euro

Fotografi ilustruese

Zagreb, tetor – Kërkesa për paluajtshmëri në disa vende të Kroacisë ka kohë që po thyen rekord pas rekordi.

Se sa është interesimi për banesa, ndërtim i ri në Zagreb, veçmas në lokacionet më të mira dhe më cilësore, tregon shembulli i një projekti të ri të një firme kroate, në rajonin e fabrikës së dikurshme “Kamensko”.

Reklama e sponzorizuar

Siç është dëgjuar dhe njoftuar në disa panele për këtë project, bëhet fjalë për ndërtesën me 153 banesa, për të cilat kanë mbi 2. 000 blerës potencial në listën e pritjes, ndërsa çmimi fillestar i një metri katror është 5. 000 euro, transmeton Jutarnji list.

Ky projekt i madh, pra është banesor, por do të ketë edhe sipërfaqe të reja publike për të gjithë.