Tesla Model 3, automjeti i parë elektrik më i shitur në Europë, në shtator

Tesla Model 3 është makina e parë tërësisht elektrike që rezulton automjeti më i shitur në Europë. Megjithatë, kjo është në bazë mujore dhe dërgesat e Tesla variojnë ndjeshëm me bazë mujore.

Tremujorin e kaluar, Tesla dërgoi një numër rekord automjetesh – duke iu afruar një çerek milion makina. Ecuria e fortë në të gjitha tregjet kryesore të Teslës ndihmoi në rekordin e ri.

Më parë është raportuar se Kina dhe SHBA kanë kontribuar në mënyrë të ndjeshme, por tani të dhëna të reja nga Europa po tregojnë ecurinë e mirë të Tesla në treg.

Reklama e sponzorizuar

JATO Dynamics ka publikuar një listë të automjeteve më të shituara në Europë në shtator mbi bazën e të dhënave të regjistrimit.

Tesla Model 3 është automjeti më i shitur në kontinent muajin e kaluar.

Siç mund ta shihni, nuk ka asnjë automjet tjetër tërësisht elektrik në top 10.

Tesla Model 3 është makina elektrike më e shitur në Europë me një diferencë të madhe dhe Model Y në fakt, renditet në vendin e dytë:

  • Tesla Model 3: 24,419
  • Tesla Model Y: 8,906
  • Volkswagen ID.3: 8,263
  • Renault Zoe: 6,577
  • Skoda Enyaq: 5,913
  • Kia Niro EV: 5,424
  • Fiat 500e: 4,738
  • Volkswagen ID.4: 4,585
  • Peugeot 208e: 4,295
  • Dacia Spring: 4,166

Ndërkohë që kjo ecuri është mbresëlënëse për Tesla, është e rëndësishme të theksohet se shtëpia automobilistike dërgon automjete në Europë në seri dhe për këtë arsye, performanca ndryshon shumë nga muaji në muaj.

Megjithatë, shtëpia automobilistike po sheh rritje të fortë të shitjeve në treg këtë vit. Shitjet e Tesla u rritën me 77% në Europë në 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.