Sot, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë është mbajtur për të kërkuar kthimin e tyre në vendet e punës, për punëtorët të cilët kanë mbetur të papunë që nga data 8 tetor të këtij viti, pikërisht kur edhe u ndal prodhimi në këtë fabrikë për shkak të krizës energjetike.
“Stop diskriminimit të punëtorëve të Ferronikelit”, “Nuk duam të jemi në rrugë por në fabrikë” “Duam trajtim njerëzor të punëtorit”, “Qeveri reflekto”, “Qeveri na trajtoni si aset me vlerë”, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin në duar punëtorët e kësaj ndërmarrje gjatë protestës së sotme.
Kjo është hera e dytë që punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë protestuar para qeverisë. Me të njëjtat kërkesa ata kanë protestuar edhe para një muaji. /Buletini Ekonomik/