Lira turke humb 20% të vlerës së saj vetëm nga filllimi i javës së kaluar

Vlera e lirës turke shënoi rënie prej 8 për qind të martën, pasi Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, e mbrojti uljen e konsiderueshme të interesit dhe u zotua se do ta fitojë atë që e quajti “luftë ekonomike për pavarësi”, pavarësisht kritikave dhe thirrjeve të shumta për ta ndryshuar rrjedhën e veprimit.

Një dollar amerikan u shkëmbye me 12.49 lira. Valuta turke ka humbur 40 për qind të vlerës së vet këtë vit, përfshirë gati 20 për qind vetëm nga fillimi i javës së kaluar, shkruan Reuters.

Presidenti Erdogan i ka bërë trysni Bankës Qendrore për t’u kthyer në një cikël lehtësimesh, me të cilin synohet nxitja e eksporteve, investimeve dhe vendeve të punës – edhe pse inflacioni ka shkuar afër shkallës 20 për qind dhe zhvlerësimi i valutës po përshpejtohet, duke i prekur thellësisht fitimet e turke.

Reklama e sponzorizuar

Ish-zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore, Semih Tumen, i cili muajin e kaluar u shkarkuar nga presidenti turk, bëri thirrje për kthim të menjëhershëm te politikat që e mbrojnë vlerën e lirës turke.

“Ky eksperiment joracional, i cili nuk ka gjasë për sukses, duhet të braktiset menjëherë dhe ne duhet të kthehemi te politikat cilësore, që i mbrojnë vlerën e lirës turke dhe mirëqenien e popullit turk”, shkroi ish-zyrtari në Twitter./Express/