Forcohet dollari amerikan ndërsa monedha europiane humbet pikë

Këtë të mërkurë monedha europiane ka humbur pikë në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot me 122.3 lekë dhe shitet me 122.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik nuk ka pësuar luhatje të kuotë këtë mëngjes pasi vijon sikurse edhe dje të blihet me 142.5 lekë dhe të shitet me 143.5 lekë duke ndalur rënien e vazhdueshme që shënoi që nga fillimi i kësaj jave.

Referuar tregut të brendshëm valutor Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të kuotës në raport me ditën ë martë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 105.6 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane vazhdon të ruaj të njëjtat vlera sikurse edhe ditën e djeshme në raport me monedhën vendase pasi vijon edhe këtë të mërkurë të blihet me 115.2 lekë dhe të shitet me 116 lekë.