Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të enjte pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 121.1 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 143.5 lekë dhe duke u shitur me 144.5 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ndërkaq ka shënuar edhe sot një rritje të vlerës në raport me monedhën vendase duke u blerë me 107.7 lekë dhe duke u shitur me 108.6 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar rritje të kuotës duke u blerë sot me 115.1 lekë dhe duke u shitur me 115.9 lekë krahasuar me ditën e mërkurë./SCAN TV/