Në Itali nuk do të këtë pagesë cash mbi 1 mijë euro

Euro

Italia ka marrë vendim që të zvogëloj vlerën e pagesës në para të gatshme nga 2 mijë në 1 mijë euro.

Në këtë vend nga një janari i vitit të ardhshëm nuk do të ketë më mundësi që të bëhet pagesë me cash që është mbi 1 mijë euro.

Të gjitha shumat mbi 1 mijë euro detyrimisht duhet të paguhen nëpërmjet kartelave të bankomatit, kartelave kreditore me çeçe ose nëpërmjet xhirollogarisë.

Reklama e sponzorizuar

Kush nuk da ta respektojë këtë vendim do të denohet më së paku 2 mijë euro, ndërsa denimi mund të shkojë edhe deri në 50 mijë euro. Kjo masë duhet të kontriboj në luftimin e ekonomisë informale dhe në fshehjen e tatimit.

Qeveria e Kryeministrit Mario Dragi në luftën kundër ekonomisë informale, fshehjes së tatimit dhe shpërlarjes së parave do që ta nxis sistemin elektronik të pagesave./Buletini Ekonomik/