Rikthimi i inflacionit në normalitet – Politikëbërësit në Eurozonë thonë se do të ndodhë më vonë nga sa pret BQE

Inflacioni në Eurozonë pritet të bjerë në mënyrë më të ngadaltë se sa pritej më parë, pjesërisht prej ngërçit në zinxhirin e ofertës, por Banka Qendrore Europiane nuk duhet të ndërhyjë duke hequr stimujt më shpejtë se ç’duhet, sipas dy politikëbërësve të bankës. 

Inflacioni kaloi 4% në muajin Tetor, më shumë se 2-fishi i objektivit të bankë, prej rritjes së çmimeve të energjisë dhe ngërçit në zinxhirin industrial të ofertës, që po kthehen në probleme më të mëdha se sa mendohej, qoftë edhe pak javë më parë.

Shefi i bankës qendrore në Finlandë, Olli Rehn dhe në Lituani, Gediminas Simuks, thanë të dy se presionet tek inflacioni mund të zgjasin më shumë, por mbështetën perspektivën e institucionit në Frankfurt, se rritja e çmimeve është e përkohëshme, duke refuzuar sugjerimet për tkurrje monetare.  “Inflacioni në Eurozonë vazhdon të jetë kryesisht tranzitor, edhe pse disa prej komponentëve janë më këmbëngulës se pritej më parë”- tha guvernatori Rehn.   Ngërçi i ofertës është një tjetër faktor që po zgjat më shumë, sipas tij, që shtoi se Eurozona nuk ka gjasa të ndjejë lehtësim të madh deri në fund të vitit 2022, ç’ka do ndikojë gjithashtu rritjen e çmimittë konsumit.

Reklama e sponzorizuar

Guvernatori i Lituanisë tha gjithashtu se inflacioni është i lartë, por parashikojë një rënie, pavarësisht se më të ngadaltë se ajo e pritur nga BQE.  Institucioni projektoi në Shtator se inflacioni do të bjerë nën 2% në vitin 2022,  shumë projektues nga sektori privat e deri tek Komisioni Europian, kanë pranuar se rritja e çmimeve nuk do të rikthehet në objektiv brenda 1 viti.