Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës këtë të martë teksa është blerë sot me 106.6 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka shënuar një zbritje të kuotës pasi në raport me një ditë më parë blihet këtë mëngjes me 141.7 lekë dhe shitet me 142.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ndryshe nga valutat e tjera ka rikuperuar pikë mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 121 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane nuk ka pësuar luhatje të kuotës këtë mëngjes duke vijuar sërish edhe sot të blihet me 115.3 lekë dhe të shitet me 116.5 lekë njësoj si dje./SCAN TV/