Në jetën e përditshme, qytetarët ndeshen nëpër rrjete sociale me reklamime të ndryshme të produkteve të cilat bëhen me qëllim të promovimit.
Ky lloj reklamimi, në parim bëhet për zbritjet sezonale, mirëpo shumica e këtyre zbritjeve nuk është se bëhen sipas ligjit.
Një njoftim nga ‘Mbrojtësit të Konsumatorëve’ në facebook, qartëson se neni 36 për ‘Shitjet me zbritje dhe sezonale’ parasheh edhe formën se si duhet të reklamohen çmimet e këtyre zbritjeve.
Sipas tyre, ky ligj specifikon se nëse çmimi i një produkti të shitur në zbritjen është zvogëluar disa herë, atëherë tregtari në mënyrë të qartë, të dukshme dhe të lexueshme duhet të shënojë të gjitha ndryshimet e çmimeve gjatë zbritjes së atij produkti.
Ndërkohë, ata tutje rekomandojnë se nëse vërehet se tregtarët po abuzojnë dhe mashtrojnë me zbritje kinse-sezonale, qytetarët duhet të raportojnë rastet tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit online nëpërmjet linkut :https://konsumatori.rks-gov.net/complaintPost.php. (Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/