Shqipëria blen 650 milionë euro Eurobond

Shqipëria siguroi Eurobondin prej 650 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.

Mësohet se interesi i këtij Eurobondi është rreth 3.75 për qind me afat maturimi 10 vjeçar. Eurobondi është siguruar në bursën e Londrës dhe procesi është drejtuar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Investitorët treguan besim duke shprehur interes që u tregua në ofertat që kaluan 1.8 herë vlerën e kërkuar. Ky ishte një test real për ekonominë shqiptare qe tregjet financiare reflektuan besimin edhe ne kohet me te veshtira.

Reklama e sponzorizuar

Eurobondi është emetuar me kupon 3.5 për qind, ndërsa interesi efektiv ka rezultuar 3.75 për qind. Transaksioni shënon rikthimin e suksesshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, duke pasuar emetimet e mëparshme të realizuara në 2015 dhe 2018, 2020, ku u arrit financimi me po te njëjtin kupon si ne 2020 3.5% por me një afat maturimi 10 vjeçar.

Për Shqipërinë kjo është një nga normat më të ulëta të interesit me të cilën vendi ka marrë borxh për një hua afatgjatë me afat 10 vjeçar. Pak ditë më parë ligji për Eurobondin u miratua në Parlament edhe me votat e opozitës edhe u dekretua edhe nga Presidenti për të mos penguar operacionin financiar që do ndodhte shumë shpejt. /Top Channel/