Të gjitha rrugët në Kosovë te kalueshme

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshmë, qofshin ato rrugë nacionale, apo regjionale.

“Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato”, thuhet në njoftim.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mengjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar