USAID me program për zhvillmin e shkathtësive ndërmarrëse për adoleshentët në Kosovë

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, USAID organizon aktivitet lidhur me përkrahjen e adoleshentëve pas mësimit të rregullt në kuadër të programit “Zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse tek adoleshentët” në Kosovë.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacion, Arbërie Nagavci si dhe Zyrtari për sektorin privat nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Methju Kulinane.

Java Globale e Ndërmarrësisë e cila organizohet në Kosovë nën udhëheqjen e Innovation Centre Kosovo (ICK), përgjatë një jave në muajin nëntor, do të promovojë ndërmarrësinë nëpërmjet aktiviteteve lokale, të dizajnuara për të vënë në pah potencialin e ndërmarrësve të rinj dhe inovatorëve.

Reklama e sponzorizuar

Në kuadër të kësaj, ky program si përkrahje e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt (ASSET), si një ndër partnerët organizues, do të mbledhë mësimdhënës, nxënës dhe bashkëpunëtorë nga MASHTI për të diskutuar për zhvillimin e shkathtësisve dhe shpirtin ndërmarrës tek të rinjtë përmes shkollës/mësimit.

Ky programi gjithashtu synon të nxisë një debat interaktiv në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve rreth përvojave të zbatimit të mësimit për ndërmarrësi, përfitimeve nga themelimi i firmave ushtrimore, dhe çfarë duhet të bëhet që zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse të zbatohet plotësisht në shkollë.

Kjo ngjarje mund të shyfrytëzohet edhe si mundësi që të bisedohet me nxënësit për mundësitë e shumta që burojnë nga angazhimi i tyre në ndërmarrësi.

Pjesëmarrësit do të dëgjojnë edhe për të arriturat e Programit rreth aktiviteteve për zhvillimin e shkathtësive ndëmarrëse, si dhe të dëgjojnë fjalimin kryesor nga Jeta Zagragja, bashkë-themeluese e kompanisë UCX.

Ndërkohë, ky program do të financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp./Buletini Ekonomik/