Shqipëria e rregulloi me ligj – Në Maqedoni katër studentë gjejnë zgjidhjen për të formalizuar tregtinë online

Në Maqedoninë e veriut një start-up nga katër studentë është bërë nëj revolucion në tregun e blerjeve online.

 “Kontrollo më pas blej”www.proveripakupi.mk është një platformë që u mundëson konsumatorëve të blejnë në mënyrë të sigurtë në internet dhe po funksionon prej më shumë se një muaji. Blerësi që dëshiron të paguajë për një produkt ose shërbim online në platformë mund të kontrollojë të dhënat e e-tregtarit (kompanisë) për t’u siguruar që ai është i regjistruar dhe i besueshëm.

Platforma është shpikje e katër studentëve të vitit të katërt – Stefanija Cvetkovska, Simona Milosheska dhe Ana Mateska nga Fakulteti i shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike – FINKI dhe Hristina Petkovska nga Fakulteti Ekonomik.

Zgjidhja kreative e ekipit të tyre ishte ndër tre fituesit nga dhjetë që morën pjesë në hakathonin studentor në maj të këtij viti. “Hakoe ekonominë gri në e-tregtinë”. Ata morën një shpërblim prej 1000 euro për të vënë jetë idenë e tyre inovatore.

Reklama e sponzorizuar

Hakathoni u organizua nga Asociacioni për e-commerce i Maqedonisë (AETM) me qëllim që studentët të gjejnë një zgjidhje që do të ndihmojë në uljen e ekonomisë informale në tregtinë online. Për funksionalitetin e platformës ata bashkëpunojnë me AETM, e cila u dërgon informacionet që vendosen në këtë shërbim.

Ana Mateska nga FINKI tha për MIA-n se platforma është diçka e re që u mundëson individëve të kontrollojnë lehtësisht e-tregtarët sepse të gjithë janë mbledhur në një vend. Ato mund të kërkohen duke futur një emër ose sipas kategorisë.

“Qëllimi i zgjidhjes që kemi zhvilluar, platforma e quajtur “Kontrollo më pas blej”, është të mbledhë të gjithë tregtarët online në një vend dhe nëse një individ dëshiron të blejë diçka, ai mund të kontrollojë lehtësisht nëse ai tregtar është i regjistruar dhe nëse është i besueshëm dhe se i mbrohen të drejtat e konsumatorit”, tha Mateska, duke sqaruar funksionimin e këtij projekti jofitimprurës.

Blerjet në këtë mënyrë, thotë ajo, bëhen të sigurta dhe të besueshme, ndërsa përdoruesit e platformës marrin pjesë në luftimin e ekonomisë gri në tregtinë elektronike – një aktivitet i paligjshëm ekonomik me një efekt negativ në shoqërinë në tërësi që ul edhe cilësinë e jetës.

“Qëllimi i platformës është të arrijë tek tregtarët e paregjistruar dhe t’i motivojë ata të regjistrohen në mënyrë që të vlerësohen nga klientët dhe të njihen si tregtarë të besuar, shton Mateska.