Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot me 84 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë votuar projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha së ky projektligj ka mbetur si pikë e papërfunduar nga seancat plenare, të mbajtura më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021./Buletini Ekonomik/









