Shefi i OKB-së: 2022-ta, të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në mesazhin e tij të vitit të ri bëri thirrje që 2022 të jetë një vit i rimëkëmbjes ekonomike.

Guterres ka deklaruar se bota e pret vitin 2022 me shpresa për të ardhmen që po testohen për shkak të varfërisë së thelluar, pabarazisë së shtuar, shpërndarjes së pabarabartë të vaksinave kundër COVID-19, detyrimeve të paplotësuara klimatike, si dhe konflikteve të vazhdueshme, ndarjeve dhe dezinformatave.

Sipas tij, këto nuk janë vetëm teste të politikës, por edhe teste të moralit dhe jetës reale.

Reklama e sponzorizuar

“Këto janë provimet që mund të kalojë i gjithë njerëzimi nëse i përkushtohemi vitit 2022 si një vit rikuperimi për të gjithë”, tha zyrtari më i lartë i OKB-së.

Sipas tij, pandemia COVID-19 kërkon “një plan të qartë për vaksinimin e çdo personi, kudo në botë”, ndërsa për rimëkëmbjen ekonomike është e nevojshme që vendet më të pasura të mbështesin botën në zhvillim përmes “financimit, investimeve dhe lehtësimit të borxheve”.