Bashkimi Evropian planifikon që të kapë pesë milionë tonë të dioksidit të karbonit nga atmosfera për çdo vit deri në 2030 përmes teknologjive, dhe të krijojë një sistem të BE-së për të certifikuar heqjet e karbonit, sipas një draft dokumenti, përcjell Reuters.
BE është përshkushtuar që të arrijë neto-zero emetime deri në 2050, duke eliminuar më shumë se 3 miliardë tonë ekuivalent të CO2 që aktualisht emeton çdo vit.
Për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, Brukseli kërkon që të fuqizojë largimin e karbonit duke përdorur teknologji për të kapur CO2 duke e vendosur atë në hapësira afatgjate të magazinimit.
BE poashtu synon të inkurajojë bujqit dhe pronarët e tokave që të magazinojnë më shumë CO2 përmes pemëve, tokës dhe ligatinat në pronësi të tyre.
“Zhvillimi dhe vendosja në shkallë të lartë të zgjidhjeve të largimit të karbonit është e domosdoshme për neutralitetin e karbonit dhe kërkon mbështetje të konsiderueshme të targetuar në dekadën e rradhës”, është thënë në dokument, që Komisioni Evropian pritet t’a publikoj më 14 dhjetor, përcjell Reuters.
“Komisioni poashtu do të propozoj vitin e ardhshëm një sistem të BE për certfikimin e heqjeve të karbonit, duke matur dhe verifikuar heqjet e CO2 nga pronat individuale të tokës”, është theksuar në draft.
Sipas sistemit, bujqit dhe pronarët e tokave të cilët magazinojnë CO2 në tokat dhe pyjet e tyre, mund të fitojnë një kredit të njohur nga BE.
Më pas, këta të njëjtit mund të shesin kreditët e tyre tek ndotësit që janë në nevojë të balancojnë emetimet e tyre, duke krijuar kështu një incentivë financiare për të magazinuar CO2.
Një sistem i fuqishëm certifikimi mund të vendosë gjithashtu bazat për një treg të rregulluar të BE-së për heqjen e karbonit – një opsion që mund të ndodhë pas vitit 2030, thuhej tutje në draft.
Ndryshe, sipas Reuters, paketa që pritet të publikohet më vonë këtë muaj, do të përfshijë edhe legjislacionin duke obliguar firmat e naftës dhe gazit që të ulin emetimet e metanit dhe azhurnime të rregullave të tregut të gazit të BE.
Padyshim, të gjitha synojnë të ndihmojnë BE-në të arrijë objektivat e saj për të ulur emetimet neto me të paktën 55% deri në vitin 2030, nga nivelet e vitit 1990 dhe për t’i ulur ato në zero neto deri në vitin 2050. /kosovo.energy/